fbpx
Valerina Gashi
24.04.2017
Ondina Uka
24.04.2017

Team Leader

Në Qershor të vitit 2015, konkurova për punë, në qendrën e IQ to Link në Prishtinë. Pas trajnimeve të krijuara enkas për pozitën time, të cilat më ndihmuan të marr njohuritë e duhura për këtë industri, fillova punën si agjent i thirrjeve.

Kompania më mundësoi që të shfaq aftësitë e mija në komunikim, dhe pas përkushtimit tim në punë, arrita të kualifikohem si Teamexpert.

Në Korrik të vitit 2016, IQ to Link hapet edhe në Prizren. Kjo ishte një mundësi e mirë për mua që të kthehem dhe të punoj në qytetin tim ku edhe jetoj.

Në Prizren, fillova punën si Team Leader. Ky ishte qëllimi im kryesor që nga fillimi i punës në IQ to Link. Kjo pozitë më mundësoi të ndihmoj kolegët e mi, dhe të jem udhëheqës i një ekipi të mrekullueshëm.