Ondina Uka
24.04.2017
Majlinda, Agnesa.
09.06.2017

Youngest Quality Manager

Falë përkrahjes së stafit udhëheqës, unë pata mundësinë të filloj punën time të parë në IQ to Link, dhe në të njejtën kohë të përfundoj shkollën e mesme me sukses.

Trajnimet e ndryshme, më ndihmuan të fitoj aftësi të reja për punë dhe të përgatitem për kryerjen e detyrave brenda kompanisë.

IQ to Link ka qenë kompania e parë serioze që më ka ofruar një vend të përshtatshëm të punës, duke marrë parasyshë që kam filluar të punoj si 17 vjeçare.

Planprogrami dhe ideologjia e IQ to Link, më kanë shtyrë të mendoj, që të ardhmen time, ta krijoj brenda kësaj kompanie.

Si një nxënëse që sapo e kam përfunduar shkollën e mesme, dhe një studente e ardhshme, ambienti i ngrohtë i punës dhe profesionalizmi që ofron IQ to Link, më kanë ndihmuar shumë që të jem e pamvarur dhe të rritem profesionalisht.