fbpx
Arlinda Morina
17.04.2017
Valerina Gashi
24.04.2017

Quality Manager

Une jam Liridona, absolvente në Fakultetin e Mjekësise – Dega Stomatologji, dhe paralelisht punoj si Zyrëtare për Sigurim të Cilësisë në IQ to Link – Prishtinë.

Në gusht të vitit 2015 aplikova në IQ. Qëllimi kryesorë ishte financimi i pjesës së mbetur të studimeve. Brenda disa javësh pasi fillova punën dhe pasi u njoftova me stafin, mu ofrua mundësia për të qenë Teamleader, detyrë të cilën e pranova me shumë dëshirë dhe e ushtrova për 1 vit e gjysmë.

Kompania ka qenë gjithmonë mikëpritëse ndaj ideve dhe modifikimeve që I shërbenin rritjes dhe efikasitetit të punës si dhe mirëqenjes së punëtorëve të saj. Kjo liri në punë me dha mundësine të zhvillohem si Menagjere dhe si personalitet, duke e konisderuar IQ si punën time primare.

Parimet e kompanisë, sic janë kujdesi maksimal ndaj nevojave të punëtorit dhe hapësira për pavarësi dhe zhvillim, më bëri të kuptoj thënjen “Bëje punën me dëshirë dhe nuk do të duhet të punosh as një ditë të vetme në jetë”.

Aktualisht, jam pjesë e Menagjmentit për Kualitet. Mbështetja e plotë e kompanisë më mundëson që të jem fleksibile me orarin, dhe të vazhdoj karrierën time si dentiste.

Edhe pas përfundimit të studimeve, dëshira ime është që të vazhdojë te rritem bashkë me planet e IQ to Link, duke marrë parasysh projektet e saj nga më të ndryshmet në të cilat mund të gjej vend secili njeri që kërkon hapësirë për zhvillim individual dhe shoqëri komode, ku theks të vecant ka vlera: Njeri.