Liridona Bunjaku
24.04.2017
Arian Thaçi
24.04.2017

Account Manager

Pasi ndëgjova që një kompani Gjermane do të mundësojë vende të reja pune në Prishtinë, si e diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Gjermane, konkurova në pozitën e agjentes së thirrjeve.

9 Muaj pata mundësine të ushtroj këtë detyrë dhe pas një konkursi intern, në të cilin kërkohej një Junior Account Manager, u pranova si pjesë e stafit menagjues të IQ to Link. Detyra ime është që të mbaj lidhjet në mes të kompanisë dhe klientëve të saj. Qëllimi është që të ushqejë marrëdhëniet, si dhe të krijojë lidhje të reja biznesore.

Menaxhimi i talentëve është çelësi i suksesit dhe siguron të ardhmen e IQ to Link. Gjithashtu edhe bashkëpunim i punonjësve, si shtyllë e jona kryesore, ka krijuar një entuziazëm rreth idesë dhe vizionit tonë.

Arsyejet pse e bëjë me gjithë qejf këtë punë janë sfidat e përditshme të cilat nuk lejojnë rutinë pune dhe nga të cilat formohet personaliteti dhe dija e individit.

Kam nderin të jem pjesë e një stafi të shkëlqyeshëm dhe motivues.