Home Office

Deutsch
Prishtinë
Posted 1 Tag ago

Nëse ju e flisni gjuhën Gjermane dhe keni aftësi të mira drejtshkrimore në këtë gjuhë, plotëso aplikacionin që e gjeni më poshtë dhe fillo punën nga shtëpia.

Që nga fillimi i situatës aktuale Webhelp Kosovo ka krijuar mundësinë që 1,200 punëtorët e saj të vazhdojnë punën nga shtëpitë e tyre.

Në Webhelp Kosovo punojnë agjentët më të përgatitur në industrinë e shërbimit për konsumatorë. Ata janë të rinj, me plot pasion për punë dhe gjithmonë të gatshëm për ti shërbyer klientëve tanë. Varësisht nga projekti që e zgjedhni, ju do të pranoni thirrje për ndihmë rreth shërbimeve si: online shopping, makina me qera, paketa postare, it support etj.

Të gjitha thirrjet vijnë nga konsumatorë që kanë nevojë për ndihmën tuaj dhe assesi nuk kanë të bëjnë me shitjen apo reklamimin e produkteve.

Ne kërkojmë:

  • Njohuri të gjuhës Gjermane mbi nivelin B1
  • Aftësi të mira drejtshkrimore (në gjuhën Gjermane)
  • Individë fleksibil dhe të gatshëm për të punuar nga shtëpia
  • Aftësi për të kuptuar dhe zgjidhur kërkesat e klientëve

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkuruese + bonuse
  • Orar fleksibil
  • Trajnime të krijuara enkas për pozitën tuaj
  • +10 Klientë global
  • Zhvillim në kuadër të kompanisë

Job Features

Job CategoryCall Agent

Apply Online