IT – SYSTEM ADMINISTRATOR OFFICER

Englisch
Prishtinë
Posted 7 Monaten ago

SYSTEM ADMINISTRATOR

IT OPERATION DEPARTMENT/ IT DIVISION

Detaje të pozicionit

  • Tipi i punës : Orar i plotë
  • Eksperiencë : se paku dy vite eksperiencë pune.

Administratori i sistemit është përgjegjës për administrimin dhe përkrahjen/supportin e disa serverëve në platforma të ndryshme.

Përgjegjës për administrimin e mjedisit softuerik dhe harduerik, përditësimet, përmirësimet dhe avancimet e sistemit.
Duhet të jetë në gjendje të kryejë të gjitha detyrat e nevojshme që lidhen me operacionet e përditshme, të asistojë në kërkesat për përkrahje/support dhe të zhvillojë projekte të reja të bazuara në kërkesat e kompanisë.

Përgjegjës për administrimin dhe mbështetjen e serverëve të Windows-it, infrastrukturës VMware, Active Directory, serverë Linux etj.

Koordinimi i punimeve në mes të departamenteve brenda IT dhe kompanisë.

Koordinimi i punimeve me palët e treta. Koordinimi i punës me përkrahjen e jashtme (external support) 

Detyrat

– Administrimi i serverëve të Windows
– Administrimi i infrastrukturës VMware.
– Pëkrahje në administrimin e aktiviteteve te ruajtes së të dhënave (Storage activities)
– Përkrahje në administrimin e serverëve Linux
– Testimi dhe vlerësimi i teknologjive dhe inovacioneve të reja.
– Zgjidhja e problemeve në sisteme dhe aplikacione; analizimi i burimit të problemeve dhe definimi i zgjidhjes së problemit.
– Kryerja e detyrave të përditshme bazuar në procedurat dhe proceset e IT
– Përditësimet e dokumentacionit të sistemeve të mësipërme bazuar në ndryshimet e zbatuara.

Kualifikimet / Kërkesat

  • Diplomë universiteti në shkencat kompjuterike ose studimet përkatëse;
  • Së paku 2 vjet përvojë në administrime të sistemeve IT;
  • Njohuri në administrimin e serverëve të Windows-it;
  • Njohuri në administrimin e infrastrukturës VMware;
  • Njohuri në administrimin e serverëve të Linux-it;
  • Njohuri në “Storage environment administration”;
  • Njohuri në infrastrukturën dhe proceset e IT-së;
  • Certifikimi për administrimet e sistemit është një avantazh
  • Shkathtësitë analitike dhe aftësitë e raportimit me shkrim;
  • Të flasë gjuhën angleze rrjedhshëm;
  • Gjuha gjermane preferohet dhe është avantazh, nuk kërkohet detyrimisht nëse plotësohen kushtet tjera.

 

Apply Online