Webhelp Kosovo

Deutsch
Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Prishtinë, Prizren
Posted 2 Monaten ago

„Webhelp“ është kompani lidere në industrinë e BPO në Evropë, me klientë si Microsoft, Adidas, Reebok, Samsung, Michael Kors etj.  Me mbi 55,000 agjentë, në 140 lokacione në botë, Webhelp tashmë është prezente edhe në shtetin tonë, shtetin me popullsinë më të re Evropë.

Kompania IQ to Link është pjesë e grupit Webhelp që nga fillimi i viti 2018. Pas një bashkpunimi të suksesshëm, kompanitë kanë vendosur të unifikojnë brendet e tyre në Webhelp Kosovo.

Mbi 1,200 kosovarë tashmë punojnë për brendet si Adidas, HP, Bild, Die Welt, Zalando, DHL etj

Nëse ju e flisni gjuhën Gjermane, plotëso aplikacionin që e gjeni më poshtë.

Në Webhelp Kosovo (IQ to Link) punojnë disa nga agjentët më të përgatitur në industrinë e shërbimit për konsumatorë. Ata janë të rinj, me plot pasion për punë dhe gjithmonë të gatshëm për ti shërbyer klientëve tanë.

Varësisht nga projekti që e zgjedhni, ju do të pranoni thirrje për ndihmë rreth shërbimeve si: makinë me qera, online shopping, paketa postare, it support etj.

Të gjitha thirrjet vijnë nga konsumatorë që kanë nevojë për ndihmën tuaj dhe assesi nuk kanë të bëjnë me shitjen apo reklamimin e produkteve.

Përveç benefiteve si rroga e lartë, ushqim pa pagesë dhe ambient modern i punës, ju mund të përfitoni nga trajnimet tona, ku secili agjent trajnohet direkt nga kompanitë lidere në botë dhe përgatitet për punë profesionale.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkuruese + bonuse
  • Orar fleksibil
  • Trajnime të krijuara enkas për pozitën tuaj
  • Infrastrukturë moderne sipas standarteve gjermane
  • 6 qendra në Kosovë
  • +10 Klientë global
  • Trajnime me pagesë
  • Drejtor Gjerman
  • Gym
  • Zyra e Doktorit
  • Dhoma e lutjeve
  • Fun Rooms
  • Ambient i ngrohtë dhe i përshtatshëm për punë dhe shoqëri
  • Zhvillim në kuadër të kompanisë

Ne kërkojmë:

  • Njohuri të gjuhës Gjermane
  • Individë fleksibil dhe të gatshëm për të punuar në ekip
  • Aftësi për të kuptuar dhe zgjidhur kërkesat e klientëve

Job Features

Job CategoryCall Agent

Apply Online