Majlinda, Agnesa.
09.06.2017

Fillo punën në qytetin tënd!

Projekti jonë më i ri, në gjuhën Gjermane, ofron mundësi të reja për punë.

Të martën, me 06 qershor, prej orës 09:00, jemi në qytetin e Mitrovicës, për të filluar rekrutimin e agjentëve për pikën tonë të tretë në Kosovë.

Ekipi jonë do të jetë prezent, për të gjitha kërkesat dhe pyetjet e aplikantëve, që janë të interesuar të fillojnë punën në IQ to Link.

Bëhu pjesë e ekipit tonë, me më shumë se 350 anëtarë dhe krijo pozitën tënde brenda kompanisë, duke shfrytëzuar mundësitë e reja për të ndërtuar karrierën tuaj.

Krijo eksperiencë të re, duke punuar si këshilltar për klientët tanë.

Ne ofrojmë:
– Pagë konkuruese prej 600 EUR në muaj.
– Trajnime të krijuara enkas për pozitën tuaj.
– Infrastrukturë moderne sipas standarteve gjermane. Ambient i ngrohtë dhe i përshtatshëm për punë dhe shoqëri.
– Zhvillim në kuadër të kompanisë

Ne kërkojmë:
– Njohuri të gjuhës Gjermane në nivelin C1
– Aplikantë fleksibil dhe të gatshëm për të punuar në ekip.
– Aftësi për të kuptuar dhe zgjidhur kërkesat e klientëve.

A mendon që ky projekt i përshtatet kërkesave tuaja?
Eja të Martën në qendrën ARDA North.

F