fbpx
We are coming to Skopje!
13.11.2017
GDPR: Unser verhältnis zu den daten überdenken
04.04.2018

Lideri rajonal në industrinë e call center, bashkohet me një nga liderët global.

Hapi i radhës me rëndësi për IQ!

IQ-to-Link po rritet dhe ashtu si ne jetën reale, do të bashkohet me një partner të ri për të vazhduar rrugëtimin.

Së bashku do të jemi më të fortë dhe mund të arrijmë synimet tona më shpejtë. Duke qenë se për vetëm tre vjet kemi arritur të bëhemi lider në fushën tonë,  si kompania me sukesin më të madh në tregun rajonal, kemi vendosur të bashkohemi me një nga lideret global të po kësaj fushe.

Pra, ne tani jemi partnerë me Grupin Webhelp.

Kjo do të na mundësojë të zhvillohemi më shumë dhe të avancojmë biznesin actual duke ofruar shërbime ndërkombëtare për klientët tanë.

Ky bashkim do të na mundësojë qasje në rrjetin global të konsumatorëve dhe do të bëjë të mundur të jemi përfaqësues në hartën globale të qendrave të thirrjeve.

Mënyra dhe rrjedha e punës nuk do të ndryshojë, menaxhmenti do të vazhdojë punën si deri më tani.

Vetëm se tani e tutje ne jemi aksionerë në Webhelp meqë i kemi këmbyer aksionet tona. Të qenit partner të barabartë, që do të thotë më shumë siguri dhe mundësi  për t’u rritur dhe për të ecur përpara.

Ne kemi punuar dhe jemi përgatitur që deri në muajin prill të këtij viti të hapim qendrën tonë të katërt. Poashtu në javët e ardhshme, do të zgjerojmë edhe qendrën tonë në Mitrovicë. Në këtë mënyrë do të sigurojmë të gjitha vendet e punës, do të fitojmë klientë shtesë dhe do të rekrutojmë punonjës të rinj.

Rreth Webhelp

Webhelp është një ofrues global në fushën Business Process Outsourcing (BPO), i specializuar në bashkëveprimin midis bizneseve dhe klientëve të tij, për një Customer Experience në të gjitha kanalet.

Portofoli i  Webhelp përfshin gjithashtu edhe pagesa, shpërndarje, si dhe shërbime marketingu.

Në më shumë se 100 qendra në 28 vende, punojnë mbi 40.000 njerëz me koncepte Omni-Channel të bazuara në teknologji për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve me klientët. Duke ndihmuar klientët do të përmirësojnë rezultatet e tyre të biznesit.

Tani bashkërisht do të ecim përpara dhe do të vazhdojmë zgjerimin e pozicionit tonë, si lider i tregut në Kosovë dhe rajon, me klientë dhe vende të reja!